Krasniqi për hekurudhën në veri: Lidhet Kosova me tregun e BE

Krasniqi për hekurudhën në veri: Lidhet Kosova me tregun e BE

18:34, 25/12/2023

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Infrakos”, Naser Krasniqi, në një intervistë për RTK-në ka folur lidhur me gjendjen aktuale të infrastrukturës hekurudhore.

Sipas tij, ndër prioritetet e “Infrakosit” mbetet linja hekurudhore 10 Fushë Kosovë - Hani i Elezit dhe plotësimi i kërkesave të BE-së për modernizimin e hekurudhave në Kosovë.

“Deri më tani punët e certifikuara janë realizuar 56%, kurse punë total janë arritur 82%. Po ashtu jemi në fazën e hapjes së tuneleve të tjera dhe në fazën e ridizajnimit të urave të reja në këtë fazë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se janë zhvendosur binarët deri në Mitrovicë, ndërkaq me binar të ri janë afruar deri te qyteti i Vushtrrisë. Krasniqi është përgjigjur edhe për mundësinë e linjës hekurudhore në veriun e vendit.

“Edhe atje jemi në proces të dizajnit të projektit, kompania është kontraktuar nga Bashkimi Evropian. Posa të vijmë me detajet e fundit të projektit, do të procedojmë me procedura tenderuese. Ne e konsiderojmë si projekt primar komplet linjën nga kufiri me Maqedoninë, Hanin e Elezit, Fushë Kosovën, Mitrovicë edhe deri te kufiri me Serbinë. Kështu lidhet tregu i Kosovës me tregun e BE-së përmes këtij korridori dhe këtyre dy shteteve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Infrakos, në bashkërendim me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë ka nënshkruar kontratën për studimin e fizibilitetit të linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco