Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

16:24, 25/12/2023

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, qytetarët dhe bizneset që kanë kredi deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro.

Gjatë vitit 2023, numri i qytetarëve që morën kredi në bankat komerciale është gati 118 mijë e 102 apo 13 mijë më shumë se vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë.

Rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

“Vlera e aseteve 7,174.9,  kreditë 4,833.9, për ekonomitë familjare 1,874.3, për korporatat jo financiare 2,925.8 ”, njofton BQK.

Ndryshimi vjetor në kredi 13.3% për ekonomitë familjare,  17.5%, për korporatat jo financiare 10.6%, për korporatat tjera financiare 44.1%.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco