'Fluidi Group' u shpall 'top eksportuesi i vitit 2023'

'Fluidi Group' u shpall 'top eksportuesi i vitit 2023'

20:49, 17/12/2023

Kompania 'Fluidi Group' është shpallur top eksportuesi i vitit 2023 nga Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 61-vjetorit.

Kjo fabrikë prodhon vajin  Floil, pije të gazuara Fluidi dhe atyre energjike 'Daubel Force'.

Prodhimet e kësaj fabrike lidere mbulojnë mbi 50 për qind të tregut vendës dhe eksportohen ne vende jo vetëm të rajonit, por edhe në Evropë e më larg.

Drejtori i kompanisë 'Fluidi grup' Berat Mustafa, e ka pranuar çmimin top eskportuesi i vitit 2023 nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

'Fluidi Group' me prodhimet e saja mbulon  tregun  e Kosovës, atë të Shqipërisë,  Ballkanit Perëndimor, Evropën e më gjerë.

Ky titull tregon se rodhimet janë të cilësisë së lartë, më të mirat e më të lirat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco