Komuna e Gjilanit merr vendim, bizneset lirohen nga taksa komunale

Komuna e Gjilanit merr vendim, bizneset lirohen nga taksa komunale

14:54, 20/12/2023
Komuna e Gjilanit ka vendosur për lirimin e bizneseve nga taksa komunale për vitin 2023. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.
 
Sipas komunikatës së komunës, lirimi i bizneseve nga taksa komunale, në këtë kohë të krizës globale, e cila ka përfshirë edhe vendin tonë, do të ndikojë në përballimin e situatës së krijuar dhe përmirësimin e klimës në ekonominë lokale. 
 
“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vlerëson se kriza ka paralizuar sektorët jetikë të ekonomisë, si: transportin, ndërtimin, shërbimet në fushën e hotelerisë, gastronominë, prodhimin, si dhe sektorë të tjerë kyç në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim.
 
Në këtë mbledhje Komiteti për Politikë dhe Financa ka dhënë një sërë rekomandimesh, duke përfshirë edhe propozimin për përcaktimin e vlerës së qirasë dhe bonuseve të banimit në dy programe sociale.
 
 “Për Kuvend u rekomanduan edhe raporti i Komisioni për dezinfektim, raporti i Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, raporti i Komisionit për ndarjen e bursave për studentë, si dhe propozimi për funksionalizimin e punës së komiteteve, të cilat u vlerësuan të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të Kuvendit”, njofton komuna.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco