2.97 përqind, rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit

2.97 përqind, rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit

18:53, 15/12/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për muajt korrik, gusht dhe shtator.

Sipas tyre rritja reale e GDP-së për këtë periudhë është 2.97 përqind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 6,66%; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 6,19%; Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia 5,47%; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 5.08%; Informacioni dhe komunikimi 4,93%”, thuhet në kumtesë.

Sipas të njëjtit raport, eksporti i mallrave ka shënuar rënie për 7.0 përqind, importi ka qenë 1.45 përqind ndërkaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco