Qeveria ndan 4 milionë euro për t’ua kompensuar bizneseve dhe bujqve dëmet nga vërshimet

Qeveria ndan 4 milionë euro për t’ua kompensuar bizneseve dhe bujqve dëmet nga vërshimet

12:26, 13/12/2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për të ndihmuar bizneset dhe bujqit, pas vërshimeve të ndodhura në muajin shtator 2022 dhe janar 2023.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma e ndarë është 4 milionë euro, raporton teve1.info

Teksa ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se maksimumi i mbështetjes do të jetë 20 mijë euro për përfitues.

“Me këtë vendim të radhës, mbështetja do të bëhet për bizneset dhe për bujqit…dhe mbështetja gjtihashtu do të mbajë përqindjen e mbështetjes deri në 90% të dëmeve të vlerësuara. Ndërkaq do të ketë edhe një tavan si maksimum, maksimumi i mbështetjes do të jetë i kufizuar në 20 mijë euro për përfitues”, deklaroi ai gjatë mbledhjes së qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco