Kosova, pjesë e programit 'Evropa Digjitale', në vlerë prej 7 miliardë euro

Kosova, pjesë e programit 'Evropa Digjitale', në vlerë prej 7 miliardë euro

11:20, 13/12/2023

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të këtij Programi, ndërsa nga ana e European Commission, marrëveshja është nënshrkuar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji.

Sipas saj, ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:

Resurset kompjuterike me performancë të lartë,

Inteligjenca artificiale (IA),

Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe

Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti).

“Pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së. Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Rizvanolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco