Gjilanit i shtohen edhe 15 hektarë pemishte me arrë

Gjilanit i shtohen edhe 15 hektarë pemishte me arrë

08:56, 13/12/2023

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë 3570 fidane të arrës për 29 fermerë, me të cilat do të ngritën edhe 15 hektarë sipërfaqe të reja.

Në njoftimin për media, thuhet se kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka thënë se janë  përherë afër fermerëve.

“Arrat janë produkt shumë i kërkuar në treg dhe si rrjedhojë, përfitimi për 29 fermerët është i garantuar. Ekspertët e drejtorisë për bujqësi këshilluan fermerët për mënyrën e mbjelljes së fidanëve, plehërimin dhe krasitjen, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale”, ka thënë ai. ​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco