Shteti duhet të marrë përgjegjësinë për 'pandeminë' e monedhave të rreme 2 euro

Shteti duhet të marrë përgjegjësinë për 'pandeminë' e monedhave të rreme 2 euro

11:31, 05/12/2023

Shkruan: Shenoll Muharremi

Sa dy euro falso (të rreme) janë në qarkullim në Kosovë? Autoritetet i kanë zënë një grup, po duket sikurse dhjetëra tjera nuk janë zënë. Për këtë arsye kemi aq shumë mondha në qarkullim saqë ky tashmë është një problem institucional, shtetror, financiar dhe biznesor. 
Një mënyrë për të adresuar këtë problem është që, përkundër identifikimit dhe arrestimit të rrjetit të krimit të organizuar, shtetit të kompenzoj të gjitha monedhat që tashmë janë tek bizneset (që janë pranuar nga klientët) dhe ato pastaj të asgjësohen. Sigurisht që disa biznese mund të abuojnë me këtë proces, por si ndryshe të i lagojmë nga tregu? Por kjo situatë nuk zgjidhje me një apo dy intervenime, duket shumë më kompleske dhe kërkon bashkërendim të institucioneve dhe metodave të ndryshme.

Dje një punonjës restarutanti me tregoj se si i kanë mbetur dhjetëra monedha falso dhe nuk di cfarë të bëjë me to. "Jemi në hall të madh" tha. "Po na dëmton biznesin, financat dhe marrëdhëniet me klientët". Kjo tashmë është një situatë aq e shtrirë gjërë saqë autoritetet, institucionet relevant duhet të intervenojnë më fuqishëm. Nuk është kjo situatë që zgjidhet vet. Duhet intervenim shumë institucional me masa të ndryshme për të vënë nën kontrollë  gjenedjen. Nuk është kjo dicka që duhet me vazhdu me injoru apo me lënë që zgjidhet vetvetiu. 

Institucionet duhet të marrin përgjegjësinë për situatën me monedhat falso në treg. Kjo gjendje duket sikur paska ndodhur me muaj e ndoshta vite e tek tash po përballemi me sfidat e mëdha. Ndoshta me milionë janë në treg. Në secili shkëmbim të monedhave paraqitet ky problem, aq pandemike është bërë. 

Nuk mjafton të ipen disa sqarim se cila janë fallso e cilat jo. As të 'detyrohen' bizneset të pranojnë nuk mjafton e nuk është zgjidhje, për shkak se bizneset po dëmtohen. Tashmë jemi në situatë kur duhet një intervenim më serioz dhe gjithpërfshirës të ndërmerret.
Duhet t'i dilet në ndihmë bizneseve dhe njerëzve. Njerëzi e bizneset nuk janë specialistë të identifikimit të monedhave. Institucionet janë përgjegjëse dhe relevante të sigurojnë bizneset dhe njerëzit që nuk ka monedha të rreme në treg. Institucionet nuk kanë reaguar me kohë dhe tashmë kemi një 'pandemi' monedhash të rreme në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco