Gjatë nëntë muajve qeveria shpenzoi 705.5 milionë euro

Gjatë nëntë muajve qeveria shpenzoi 705.5 milionë euro

11:38, 04/12/2023

Qeveria deri në muajin shtator ka realizuar të hyra 723.9 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishin 697.5 milionë sosh.

Ndërsa për periudhën e njëjtë i shpenzoi Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 81,0%) të totalit të të hyrave dhe tatimet rrjedhëse në të ardhura (15,0%).

Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. “Tatimet në produkte përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave të Qeverisë në TM3 2023 Gjithsej të hyrat e Qeverisë në TM3 2023 ishin 723,9 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM3 2022 ishin 697,5 milionë euro.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në TM3 2023 ishin 705,5 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2022 ishin 615,9 milionë sosh.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 26,0%); kontributet sociale dhe përfitimet (24,0%); konsumi i ndërmjetëm (15,0%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco