Kurti: Gjilani ka katër projekte për 2024

Kurti: Gjilani ka katër projekte për 2024

14:08, 01/12/2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar për vizitën e tij tek kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të parë punën që po bëhet dhe për dëgjuar për planet për vitin e ardhëm.
 
Ai ka shkruar se prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.
 
Kurti ka bërë të ditur se për vitin tjetër katër janë projektet kryesore.
 
“Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme. Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024. Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.
 
Po ashtu, sipas tij, projekti i katërt është edhe autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitin tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.
 
“Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluar. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë”, ka shkruar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco