Projekt-buxheti/ Sejamini: Rama po godet shtresën e mesme dhe profesionistët

Projekt-buxheti/ Sejamini: Rama po godet shtresën e mesme dhe profesionistët

23:18, 27/11/2023

Analisti Neritan Sejamini, ka folur për projektbuxhetin e vitit 2024, tha se nga janari, mbi 80 mijë profesionistë të lirë në vend do të tatohen nga 15 deri në 23 për qind.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Sejamini tha se kjo do të prekë shtresën e mesme dhe të gjithë personat fizikë në profesione të lira, si elektricistë, marangozë, msazhatorë, dentistë, mjekë, juristë etj.

Sejamini: Unë jam arkitekt. Në të gjithë botën nëse je i tillë, punon si individ. Ti i jep një numër dhe të quan person fizik. Ti s’do të bësh kompani, të punësosh sekretare dhe do të punosh vetëm si arkitekt. Por ti je i regjistruar si biznes që dhe quhesh si person fizik. Këto janë të gjitha biznese të vogla. Deri më sot këto nuk kanë qenë të tatuara deri në 140 mijë euro në vit. Tani do të tatohen që nga centi i parë 15 për qind dhe mbi 140 mijë euro do të tatohen 23 për qind, duke nisur që nga janari 2024.

Kjo prek rreth 80 mijë persona fizikë në Shqipëri, profesione të lira, elektricistë, marangozë, masazhatorë, dentistë, mjekë, juristë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco