Osmani: Arritjet e biznesmeneve gra në Kosovë janë arritje kolektive që fuqizojnë shoqërinë

Osmani: Arritjet e biznesmeneve gra në Kosovë janë arritje kolektive që fuqizojnë shoqërinë

11:34, 13/11/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë janë arritje kolektive që ngrisin dhe fuqizojnë shoqërinë.

“Në fushën e ngritjes së zhvillimit ekonomik fuqizimi i grave qëndron si një gurthemel i përparimit tonë të përgjithshëm. Arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë nuk janë vetëm suksese individuale,ato janë arritje kolektive që ngrisin dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë tonë”,tha Osmani në ceremoninë e nënshkrimit të granteve të mbështetur nga USAID.

Ceremonia shënon nënshkrimin zyrtar të 53 granteve, me një vlerë totale prej rreth $530,000, nga të cilat përfitojnë bizneset në pronësi të grave dhe minoriteteve.

Kjo ngjarje përbën një komponent të rëndësishëm të Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik të USAID-it, një partneritet pesëvjeçar me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco