Shumica e kosovarëve ankohen se çmimet e larta ndikuan në kursim

Shumica e kosovarëve ankohen se çmimet e larta ndikuan në kursim

15:50, 10/11/2023

UNDP ka publikuar Pulsin Publik pa disa ditëve.

Në këtë raport, është shqyrtuar dinamika e varfërisë së amvisërive përballë inflacionit.

I bazuar në një anketë, Pulsi Publik ka shpërfaqur qëndrimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët në shumicë janë të shqetësuar me rritjen e çmimeve. Respodentët kanë treguar se inflacioni, pra rritja e çmimeve të produkteve, ua ka vështirësuar kursimin e parave.

33 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se aftësia për të kursyer para për shkak të çmimeve më të larta është ndikuar ndjeshëm.

Ndërsa 30 për qind kanë theksuar se çmimet më të larta kanë ndikuar deri diku në aftësinë e tyre për të kursyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco