Llumnica: KEK-u për një vit realizoi mbi 100 milionë euro profit, menaxhmenti nuk i ndau me punëtorët

Llumnica: KEK-u për një vit realizoi mbi 100 milionë euro profit, menaxhmenti nuk i ndau me punëtorët

07:40, 08/11/2023

Sindikata e KEK-ut ka shtyrë protestën e paralajmëruar, pasi kanë marrë zotim se kërkesat e tyre do të realizohen.

Me ç’rast, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, deklaroi që në vitin e fundit kjo korporatë energjetikë ka pasur mbi 100 milionë euro profite, e që sipas tij, ky sukses nuk është ndarë me punëtorët.

“Që nga viti 2018 nuk janë ngritur pagat. Financiarisht KEK-u në 5 vitet e fundit është profitabil, ku në vitin e fundit i ka pasur mbi 100 milionë euro, e që vet menaxhmenti i deklaron si profit. Mirëpo, këtë sukses nuk e ka ndarë me punëtorët. Menaxhmenti dhe bordi I KEK-ut, gjithherë e quajnë meritor punëtorin si aset kryesor, por ne nuk kemi nevojë për fjalë, ne kemi nevojë për paga të dinjitetshme, mirëqenien e punëtorëve, respektim të drejtës së tyre, e këto janë ato të cilat e kishin lavdëruar më shumë punëtorin”, deklaroi Llumnica në emisionin “Infonata”.

Po ashtu, Llumnica tregoi që krahasuar me të kaluarën, në konkurset e fundit ka pasur më pak aplikantë.

“Pra, nuk është paga atraktive për atë arsye njerëzit nuk konkurrojnë”, theksoi Llumnica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco