Kurti viziton një fabrikë të dyerve dhe dritareve e cila eksporton në Evropë dhe ShBA

Kurti viziton një fabrikë të dyerve dhe dritareve e cila eksporton në Evropë dhe ShBA

17:25, 07/11/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën për përpunimin e dyerve dhe dritareve, “Proplast Group” në Pejë.

Kreu i Qeverisë tha se ndonëse lëndën e parë e merr nga Gjermania, pas përpunimit, dyer dhe dritarët i dërgon sërish në Gjermani.

“Bashkë me ministrin Hekuran Murati erdhëm tek fabrika”Proplast” këtu në Pejë tek pronari Xhevat Mulliqaj, të cilët ka një vit që po eksportojnë në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA, ndërkohë që lëndën e parë e marrin nga Gjermania dhe nga Turqia dhe merreni me mend, kemi një prodhues vendor me 16 punëtorë që e marrin lëndën e parë nga Gjermani e bëjnë prodhimin e dyerve dhe dritareve këtu në Pejë, saqë më pastaj eksportohet për në Gjermani”, u shpreh Kurti.

E ministri i Finanacvae, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, tha se prodhuesve të tillë u duhet mbështetje nga Qeveria.

“Kemi ndërmarrës të zellshëm të cilëve vetëm u duhet një mbështetje nga Qeveria që të arrijë këto kapacitete prodhuese. Kemi pasur mbështetje nga masat 2.1 për subvencionim të kredive investuese dhe të bizneset vendore i mbështesim nga “Supërpuna”, u shpreh Murati.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco