Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

14:05, 06/11/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë.

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit sipas metodologjisë së Eurostatit.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

"Në tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për (6.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit2022. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (25.9%). Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për (18.4%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2022", njofton ASK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco