Komunat të pakënaqura me buxhetin për investime kapitale, kërkojnë themelimin e grantit të katërt

Komunat të pakënaqura me buxhetin për investime kapitale, kërkojnë themelimin e grantit të katërt

09:29, 06/11/2023

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar buxhetin  për vitin 2024, në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Prej tyre, kryeministri Kurti ka njoftuar se janë ndarë 860 milionë euro për investime kapitale.

Por këtë e sheh problematike Asociacioni i Komunave.

“Po ka projekte për investime kapitale ku kriteret për investime hartohen nga ministritë e linjës dhe kjo po shihet si padrejtësi për komunat e RKS, e vetmja zgjidhje që është duke u kërkuar nga komunat e Kosovës që të eliminohen këto dilema është themelimi i granit të katër…”, tha ai.

Ndërsa ekonomistët theksojnë se ky buxhet nuk është zhvillimor.

“Në rend të parë është shqetësuese se atë buxhet nuk e kanë pa deputetët e parlamentit por vetëm kabineti qeveritar dhe është një hije jo e dëshiruar, në rend të dytë 340 milionë euro nuk mund të llogaritet që ky do të jetë një buxhet zhvillimor. Do të jetë shumë më tepër një buxhet social me një komponent shtesë të sigurisë se sa për zhvillim ekonomik”.

Gërxhaliu madje thekson mungesën e investimeve kapitale në sektorin privat.

“Sektori privat ka përjetua një fiasco sepse nuk ka investime kapitale, nuk ka projekte, cilat projekte do t’i implementojë…”, ka thënë ai.

Ky buxhet më tutje do i procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

Ndërsa buxheti i Kosovës në vitin 2023 ka qenë 3 miliardë e 212 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco