Ferronikeli ndal përkohësisht prodhimin

Ferronikeli ndal përkohësisht prodhimin

14:09, 03/11/2023

Kompania Ferronikeli ka njoftuar se do të ndalë përkohësisht prodhimin.

“Që nga dita e parë e daljes në prodhim, kompania jonë Ferronikeli po dëmtohet rëndë nga kostot e larta të prodhimit në tregun e metaleve. Kjo krizë vjen si rezultat i çmimeve të ulëta në tregun botëror të nikelit dhe rrezikut nga një recesion për mallrat që parashikohet për vitin 2024”, thuhet në komunikatën e Ferronikelit.

Teksa thotë se së gjithë këta faktorë, kompaninë e sjellin para një situate ku detyrohen të marrin vendimin për ndërprerjen e përkohshme të prodhimit deri në një njoftim të dytë.

“Megjithatë, përkundër krizave të papërballueshme për ta vazhduar procesin e prodhimit, kompania bashkë me punonjësit e sa do të gjejnë zgjidhje që kjo periudhë e vështirë të mos i dëmtojë 1,000 punonjësit e saj. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Ferronikeli do të angazhohet për zhvillimin e projekteve që e ulin koston e prodhimit në fabrike si dhe do ta rinovojë teknologjinë me qëllim të rritjes së efiçiencës, për të qenë sa më e gatshme për rinisjen e prodhimit në të ardhmen. Ne kemi besim të palëkundur te kompania jonë Ferronikeli, te perspektiva premtuese e nikelit, si dhe jemi të përkushtuar për ta vazhduar prodhimin në momentin që krijohet një klimë më e favorshme për industrinë tonë”, thuhet në komunikatën e Ferronikelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco