ZRRE aprovon kriteret për kyçje në Burime të Ripërtërishme të Energjisë

ZRRE aprovon kriteret për kyçje në Burime të Ripërtërishme të Energjisë

13:40, 02/11/2023

Zyra e Rregullatorit për Energji njofton se të gjithë ata që dëshirojnë të instalojnë sisteme solare në shtëpitë dhe bizneset e tyre: ZRrE ka aprovuar Kriteret Teknike për Kyçje të Vet-konsumatorëve me Burime të Ripërtërishme të Energjisë në Rrjetin e Shpërndarjes më 31.10.2023.

Sipas njoftimit ZRrE ka vendosur të vërë në zbatim Rregullën Nr. 03/2023 për vet-konsumatorët me BRE, bazuar në Njoftimin për Komisionin për Ndihmën Shtetërore sipas Ligjit për Ndihmën Shtetërore, dhe njëkohësisht do të fillojë me trajtimin e kërkesave të prosumatorëve sipas kësaj Rregulle.

“Bazuar në dispozitat ligjore të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit, dispozitat ligjore të Rregullës Nr. 03/2023 për vet konsumatorët me BRE, tanimë në pajtim me Rregullat përkatëse, mund të filloni të dorëzoni aplikacionet për t’u pajisur me Autorizim dhe marrje të statusit të prosumatorit brenda skemës apo jashtë saj”, thuhet në njoftim./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco