Investimet kapitale arritën në 514 milionë euro

Investimet kapitale arritën në 514 milionë euro

11:23, 02/11/2023

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të muajit gusht 2023 përllogariten të kenë arritur në vlerën prej 514 milionë eurosh, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, duke shtuar se investimet jashtë vendit shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove.

Referuar të dhënave të BQK-së për këtë periudhë janë investuar 322 milionë euro, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës. Ndërsa rritje të theksuar në 652.3 milionë euro, asetet në llogarinë financiare.

Sipas raportit, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro.

Derisa investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.

Dërgesat nga mërgata për këtë muaj janë rritur për 93.6 milionë euro ose 11.7 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 71.5 milionë eurosh.

Në fund, bilanci i pagesave është karakterizuar me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë eurosh, i cili tregon një përmirësim prej 41 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhën të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco