Tkurrje e papritur ekonomike e eurozonës

Tkurrje e papritur ekonomike e eurozonës

15:44, 31/10/2023

Performanca ekonomike në eurozonë ra papritur gjatë verës, me ekonominë më të madhe të Evropës, Gjermaninë, që u tkurr me 0,1%.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i eurozonës u ul me 0,1% në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm”, raportoi agjencia e statistikave Eurostat në Luksemburg, në një vlerësim fillestar.

Ekonomistët kishin pritur mesatarisht një frenim.

 Në tremujorin e dytë, ekonomia u rrit me 0,2%.

Në tremujorin e parë dhe të katërt të 2022, ekonomia mbeti në stanjacion.

Këto të dhëna u përkasin 20 vendeve të eurozonës, ku Kroacia është bashkuar në fund të vitit.

Në krahasim me një vit më parë, ekonomia u rrit me 0,1% në periudhën nga korriku deri në fund të shtatorit.

Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 0,2%.

Rritja ekonomike në vendet kryesore të eurozonës shfaqi dallime domethënëse, për shembull, ekonomia në Francë u rrit me 0,1%, në Spanjë me 0,3%, ndërsa ekonomia italiane mbeti në stanjacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco