Analisti tregon se çka do të ndodhte nëse dikush si Elon Musk hap një kompani në Kosovë

Analisti tregon se çka do të ndodhte nëse dikush si Elon Musk hap një kompani në Kosovë

08:17, 30/10/2023
Publicisti Agron Demi ka shkruar për një situatë hipotetike se çka do të ndodhte nëse dikush si Elon Musk do të donte të hapte një kompani në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova
 
Sipas tij, së pari Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve nuk ja kishte pranuar dokumentet e regjistrimit të biznesit, nëse ai përmes noterit e kishte autorizuar dikë në Kosovë që t'ia udhëheq punët. 
 
"Një zyrtar/e në ARBK kish lyp vet z.Musk me u paraqite e me regjistru biznesin", shkruan ai tutje.
 
Shkrimi i tij:
 
Së pari Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve nuk ja kish pranu dokumentet e regjistrimit të biznesit nëse ai përmes noterit e kish autorizu dikë në Kosovë me ja udhëheq punët. Një zyrtar/e në ARBK kish lyp vet z.Musk me u paraqite e me regjistru biznesin.
 
Nëse e kish kalu këtë pengesë, z.Musk ish dasht me ja dorëzu pasqyrat financiare naj zyrtari që paguhet 350 euro në muaj në naj zyre komune në Dragash a Kamenicë, i cili kur ti kish pa miliardat kish thanë "qiky i paska ra dikund met madhe, se me njersë kjo pasuri nuk bahet".
 
Nëse e kish kalu edhe këtë pengesë, ish dalë naj minsitri që kish thanë se kjo nuk është kompetencë e komunës, dhe se biznesi i z.Musk bie ndesh me Udhëzimin Administrativ 30/2007...të cilin jemi në proces të ndryshim-plotësimit nga viti 2011.
 
Nëse kish pas durim me i kalu krejtë këto pengesa dhe me ja fillu punës, ish dal dikush që e kish mbyllë rrugën dikund me arsyetimin se kjo tokë ku e ka ndërtu fabriken z.Musk është e tij dhe ju ka marr dhunshëm në kohën e Krrajlit.
 
Procesi kish shku në gjykatë edhe z.Musk ish endë nëpër Pallatin e Drejtësisë nja 7-8 vjet, deri sa ish çmendë.
 
Por, Elon Musk operon në ShBA dhe dërgon raketa në hapësirë dhe punon për me kolonizu planetin Mars. Derisa tek ne pushteti lokal dhe ai qendrorë kacafytin se kompetencë e kujt është zgjidhja e problemit të qenëve endacakë.
 
Përndryshe një biografi fascinuese për Elon Musk e shkruar nga mjeshtri i librave biografikë Walter Isaacson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco