Qeveria në mbledhjen e 169-të aprovon 7 vendime

Qeveria në mbledhjen e 169-të aprovon 7 vendime

19:31, 27/10/2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mbledhjen e 169-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë aprovuar 7 vendime.

Ai ka thënë se janë ndarë 2.5 milionë euro për zbatimin e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe se, siç ka thënë ai, këto mjete do të përdoren për mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe përpunuese

“U aprovua vendimi për rritjen e kufirit të kategorisë "Rezerva" me rastin e pranimit të mjeteve prej 15 milionë euro nga Banka Botërore. Në linjë me trendet e zhvillimit të produkteve të duhanit, u aprovua vendimi i cili adreson rishikimin e normave tatimore të akcizës për produktet dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë, si dhe janë ndarë 9 milionë euro për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe janarit 2023 për ekonomi familjare në komuna të ndryshme të vendit”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se janë ndarë po ashtu 43.7 milionë euro në kategorinë "Paga dhe Shtesa" për muajt tetor dhe nëntor 2023.

“U ndryshua përbërja e Këshillit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, me Genc Rraci të emëruar si kryesues dhe Antigona Prenaj-Bekaj të emëruar si anëtare. Po ashtu u aprovua raporti 9-mujor për periudhën janar-shtator të vitit 2023. Ky raport pasqyron të hyrat sipas institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, detajet mbi të hyrat dhe krahasimet me periudhat paraprake, si dhe projeksionet buxhetore”, ka thënë Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco