Veç në muajin shtator, kosovarët morën 166.6 milionë euro kredi të reja

Veç në muajin shtator, kosovarët morën 166.6 milionë euro kredi të reja

13:47, 24/10/2023

166.6 milionë euro vetëm gjatë muajit shtator janë marrë kredi nga qytetarët e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës, ku thuhet se gjatë muajit shtator të këtij viti, kosovarët kanë marrë kredi të reja 166 milionë euro, ndërsa depozituan 87 milionë euro.

“Vlera e kredive të reja në muajin shtator ishte 166.6 milionë euro. Vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro.” – thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë muajit shtator kapitali i bankave komerciale ishte 821.3 milionë euro.

“Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shtator ishte 2023 ishte 821.3 milionë euro” – thuhet në këtë raport të BQK-së.

Ndërsa, norma mesatare e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.51 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco