Mbi 100 mijë klientë shërbehen nga institucionet mikrofinanciare

Mbi 100 mijë klientë shërbehen nga institucionet mikrofinanciare

12:43, 19/10/2023

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovë (AMIK) i mbështetur nga  Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) organizoi konferencën “Ndikimi i sektorit mikrofinanciar në zhvillim, rritje ekonomike dhe financa gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj konference  ishte prezantimi i hulumtimit, për të parë ndikimin e institucioneve  mikrofinanciare në zhvillimin e vendit,  në ngritjen e mirëqenies sociale, ekonomike dhe edukative të njerëzve në vend.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovë (AMIK), Shpresim Vranovci tha se në të gjeturat e hulumtimit flitet për fuqizimin e grave, qasjen në financa dhe dhënien në akces të financave për një pjesë të shoqërisë që nuk ka pasur qasje.

“Kemi parë se institucionet mikrofinanciare  janë shumë të rëndësishme. Sot gjatë gjithë kohës, diskutuesit dhe ata që kanë mbajtur fjalime këtu në konferencë, po ashtu edhe të gjeturat që i kemi parë, vazhdimisht flitet për fuqizimin e grave në vend, qasjen në financa ose dhënien në akces  në financa të asaj pjese të shoqërisë e cila më të vërtetë nuk ka qasje në financa dhe institucionet mikrofinanciare janë të fundit të cilat e luajnë rolin ose ju japin kredi, iu japin mundësi këtyre njerëzve në vendin tonë. Unë mendoj që kjo ka qenë një shans shumë e mirë, për të gjithë personat të cilët janë të interesuar në financa për rregullatorët, për vendin tonë, për qeverinë, për institucionet mikrofinanciare, që të shohin sa të rëndësishme janë këto institucione”, tha Vranovci.

Vranovci shtoi se 108 mijë klientë shërbehen nga institucionet mikrofianciare që janë anëtarë të AMIK-ut.

“Mbi 108 mijë klientë janë të shërbyer nga institucionet  mikrofinanciare që janë anëtarë të AMIK-ut. Nëse këtë e shohim nga perspektiva për anëtarë të familjes të cilët mund t’i kemi në një familje. Këtu jemi rreth 5 anëtarë, janë rreth gjysmë milioni njerëz të shërbyer dhe kjo është e rëndësishme për zhvillimin e vendi tonë…Në këtë konferencë është duke u bërë me dije për të gjithë hisedarëve dhe të interesuarve që kjo qasje e institucioneve mikrofinanciare  do të vazhdojë dhe në këtë mënyrë ne mendojmë se do ta ndihmojë vendin tonë në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Përveç drejtorit të AMIK-ut, folës në këtë konferencë ishin edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, kryetari i Bordit të AMIK-ut, Shpend Nura, udhëheqësi i Zyrës së IFC-së në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani dhe zyrtarja e lartë e investimeve, Venera Hoxha.

Ndërkaq, në panel diskutimi me temën “Mikrofinanca si katalizator në rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse: Analizimi i mundësive dhe sfidave”, morën pjesë këshilltari i lartë i guvernatorit nga BQK-ja, Blerim Terziqi, kryetari i Bordit në KEP Trust, Korab Sejdiu, kryetari i Bordit në AFK, Edmond Beiqiri, Kryetar i Bordit në KRK, Shefik Gerbovci dhe të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco