1.694 euro që dyshohet se janë të falsifikuara deponohen në një bankë në Graçanicë nga klientë të ndryshëm

1.694 euro që dyshohet se janë të falsifikuara deponohen në një bankë në Graçanicë nga klientë të ndryshëm

09:42, 18/10/2023

Menaxheri i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Graçanicë.

Tuje bëhet e ditur se monedhat e dyshuara ,  2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara,  2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco