Ministria e Financave do të mbajë ankandin e nëntë të letrave me vlerë

Ministria e Financave do të mbajë ankandin e nëntë të letrave me vlerë

09:34, 18/10/2023
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të mbaj ankandin e nëntë për vitin 2023.
 
“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
 
Tutje Ministria ka treguar se ankandi do të mbahet më 25 tetor.
 
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, vazhdon njoftimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco