Eksperti ekonomisë: Shqipëria nuk ka fituar ndonjë lek, jo për faj të Procesit të Berlinit, por të qeverisë shqiptare

Eksperti ekonomisë: Shqipëria nuk ka fituar ndonjë lek, jo për faj të Procesit të Berlinit, por të qeverisë shqiptare

21:44, 16/10/2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës në Tiranë, për Samitin e Procesit të Berlinit që mbajti takimin e 10-të sot, tha se BE parashikon një paketë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen anëtare me të drejta të plota. Prej vitit 2014 blloku ka financuar projekte të rëndësishme në rajon, kryesisht në infrastrukturë. Por Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë prej tyre. Pano Soko, ekspert i ekonomisë deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në aftësinë për të thithur fondet e dhëna nga BE-ja, sepse nuk ka patur projekte dhe sot, pas gati një dekade, ka përfituar vetëm 13 për qind të fondeve.  

“Shqipëria nuk ka fituar ndonjë lek, jo për faj të Procesit të Berlinit, por të qeverisë shqiptare. Disa fonde janë alokuar dhe kanë vajtur për zhvillimin e infrastrukturës, por janë fituar me projekte. Serbia ka fituar shumë. Prej Samitit të Triestes që ishte i dedikuar për infrastrukturën, Shqipëria kishte marrë vetëm 70 milionë euro për hartim studimesh fizibiliteti. Deri në 2019 kishim marrë 7 për qind të fondeve, ndërsa deri tani kemi marrë 13 për qind, jemi përmirësuar diçka.

Kemi aplikuar për një fond për HEC-in e Komanit dhe për bypass-in e Tiranës.

Pavarësisht fondeve të shumta që u vunë në dispozicion, qeveria shqiptare pati një problem shumë të madh: nuk çonte projekte. Maqedonia e Veriut dhe Serbia çonin projekte dhe merrnin angazhimet financiare, ku planifikonin 30 për qind të fondit  dhe pjesa tjetër jepej nga BE si kredi me terma të butë.

Para kanë marrë edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Ne kemi qenë në vend të fundit.

Nisma e Procesit të Berlinit nuk ka një përkufizim të qartë, më shumë u pa si një pilulë depresive, që iu dha vendeve të Ballkanit në momentin që u mbyll dera pas vitit 2008, kur Evropa u pa e lodhur. Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ne tani duhet të ecim mbi dy shina, pra edhe të integrimit evropian dhe të vetëintegrimit brenda vetes tuaj, të bëni një komonuelth vendesh dhe kësaj iu vendos një faturë financiare nga mbrapa. Por, në thelb, ky është një ilaç antidepresiv dhe nuk është një process që ka një thelb të qenësishëm.

Mirë kjo, por pas kësaj erdhi “Ballkani i hapur”-tha Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco