Qeveria aprovon në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje

Qeveria aprovon në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje

09:45, 12/10/2023

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka deklaruar ai. Sipas tij, Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, tek vendi i quajtur ‘Kërrshi i Kaushës’ ”.

Kryeministri, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se për këtë projekt do të ndahen 300 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco