Nënshkruhet marrëveshja në mes KEK-ut dhe Termokosit për furnizim me ngrohje

Nënshkruhet marrëveshja në mes KEK-ut dhe Termokosit për furnizim me ngrohje

20:10, 09/10/2023

Korporta Energjike e Kosovës dhe Termokosi kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24.

Sipas njoftimit të lëshuar, kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15.10.2023 deri me 15.04.2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos.

“Sot, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike TERMOKOS, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe Termokos. Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15.10.2023 deri me 15.04.2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco