KAFE SHQETO/ Informaliteti në tregun e punës, parashikimi i zymtë i ekspertit të punësimit

KAFE SHQETO/ Informaliteti në tregun e punës, parashikimi i zymtë i ekspertit të punësimit

10:01, 03/10/2023

Një studim për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike vlerësoi se Shqipëria po qëndron në vendnumëro në lidhje informalitetin në tregun e punës.

Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se Shqipëria që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës.

Dhe për të folur për këtë çështje i cili është një problem shumë i madh sidomos për të rinjtë, ishte i ftuar në studion e emisonit të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ eksperti i punësimit, drejtuesi i EPPC Shqipëri dhe Kosovë, Erald Pashaj.

Pashaj foli ndër të tjera dhe për pasojat afatshkurta si dhe ato afatgjata që ky informalitet po sjell në vendin tonë, duke u shprehur se nuk shikon ndonjë ndryshim të shumë të madh dhe për vitet në vazhdim përsa i përket punësimit në vendin tonë.

Image''Efektet negative të gjithë kësaj ekonomie të zezë dhe gri bashkë natyrisht janë shumë problematike. Si e shoh unë të ardhmen? Me thënë të drejtën nuk e shoh se do të ketë një ndryshim shumë të madh. Unë shoh se do të vazhdojë me të njejtën dritë që kemi pasur, me përmisime shumë të vogla. Ne përmisimit i kemi milimetrike dhe në këto përmisime milimetrike gjykoj për punësimin se do të ketë përmisime të vogla dhe këto përmisime të vogla nuk do të vijnë nga forca e shtetit, mendoj se do të vijnë nga forca e individit, që do të tentojë të kërkojë pak nga pak të kërkojë deklarime me pagë të plotë, mos të punojë në të zezë. Po këto do të jenë pak nga pak, milimetrike do të jenë përmisimet. Vështërsi më të madhe unë shikoj për të ardhmen përsa i përket të gjithë forcës së punës, e cila po reduktohet nga viti në vit dhe ky reduktim ne kemi filluar të flasim kohë më përpara pas pandemisë shumë dhe po e shikojmë tani që ne po i ndjejmë pasojat. Do i ndjemë pasojat akoma më shumë kur të shikojmë që nuk do të kemi dhe specialistë, kur s'do të kemi punëtorë në shumë sektorë. Ne s'kemi dhe sot por prapë shërbimet po i mbarojmë, por do vijë momenti që nuk do t'i mbarojmë dot. Pra duhet të marrim masa para se problemi të bëhet shumë emergjent. ' u shpreh Pashai për Kafe shqeto

Elona: Cilët do ishin ato masat e duhura që duhet të ndërmarrim sipas jush? Flavio: Është bo hidrauliku si inxhinier bërthamorë?

Pashaj: Po nuk e di si do të bëhet doktori. Që do të lesh takimin sot dhe takimi do të jetë mbas dy vitesh. Ti ke problemin e hidraulikut, por nuk do të kesh doktorë, nuk do të kesh një avokat që të ndihmojë për një çështje se nuk do të jetë i lirë.

Flavio: Për avokat nuk do të vuajë kurrë Shqipëria.

Pashaj: Të dini një gjë  ka shumë sasi nga ata që vijnë por nuk mbaron dot punë. Dhe kjo forcë e kualifikuar duhet të ruhet. Faktikisht me ligjin e ri mbi Tatimin e profesionistët që nga zero po bëhen kalime sikur janë biznese po e dëmtojmë këtë proces. Nuk po them ta lejmë zero siç është por të ketë një taksë më të arsyeshme, mbi atë që janë profesione të lira. Pra edhe aty ku kemi mundësi të ruajmë diçka, ne prapë bëjmë disa gabime të cilët nuk i kemi ruajtur. Dhe sistemi i Taksës Progresive mbi pagën në Shqipëri në dallim nga Kosova që është 10% tatimi për pagat tek ne shkon në fashën maksimale deri në 23%. Është goxha i lartë dhe dëmton këtë fashë të drejtuesve dhe të menaxherëve të mesëm dhe të lartë. Se nuk është mirë për vendin tonë se do të na ikin dhe këta që kemi. Sot revolta e qyetetarëve nuk bëhet më në sheshe, por revolta bëhet në aeroporte. Pra nuk ka më njerëz që dalin në shesh, numërojnë numrin e njerëzve që dalin në shesh, nuk numërohet më numri i njerëzve që dalin në shesh, numërohet ata që ikin. Se ata që ikin, ikin se nuk janë të kënaqur. Çfarë duhet të bëjmë? Ka shumë faktorë që duhet të bëjmë, që nga qeveria, që nga bizneset për interes të tyre, por sigurisht qeveria është aktori kryesor në të gjithë këtë histori, nëpërmjet këtyre mekanizmave të thjeshtë si me thënë legjislacion, përmisimi i sistemit, ulja e korrupsionit, lehtësimin  i disa  taksave për shtresa të caktuara. Ne gjithmonë kemi tentuar t'i ulim taksat t'i çojmë po them drejt zeros për njerëzit me të ardhura të pakta të shoqërisë, atë që marrin deri në masën 40.000 lekë dhe më shumë. Por dhe kjo nuk është normale. Nuk është normale se pavarësisht se merr 40.000 mijë lek mund t'i duket dikujt: ua do të paguajmë? Po sigurisht duhet të paguajë diçka. Po si mund të ketë një shoqëri të tërë që nuk paguan asnjë taksë të drejtpërdrejtë. Nuk po flas për TVSH ajo që ik të përfshira. Të paguajë 4000 lekë të vjetra, t'i paguajë për shtetin. Nuk mund të jetë kështu zero se këto populizma janë të dëmshëm për vendin. Pra nëse duam të jemi të drejtë dhe secili duhet të kontribojë nga pak po sipas mundësisë. Nuk mundet që të kemi një armatë të madhe që nuk paguan asnjë taksë drejtpërdrejtë.

Ndiqni intervistën e plotë: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco