Në Evropë bie çmimi i gazit

Në Evropë bie çmimi i gazit

15:25, 17/02/2023

Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjsmë.

Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.

“Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë... konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid”, tha analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella.

Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ky shtet ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore janë detyruar që të furnizohen me gaz nga shtete të tjera, jo nga Rusia, që është një prodhuese e madhe e këtij produkti.

Që atëherë, Norvegjia është bërë furnizuesja kryesore e Evropës me gaz.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar trazira në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe inflacionin./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco