Çmimet e naftës në botë po rriten sërish

Çmimet e naftës në botë po rriten sërish

21:49, 14/02/2023

Në tregjet botërore, çmimet e naftës u rritën më shumë se tetë për qind javën e kaluar, nga nivelet më të ulëta të tre javëve, pasi tregtarët shpresojnë për kërkesë më të fortë dhe për shkak se Rusia njoftoi shkurtime të prodhimit.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës u rrit javën e kaluar me 8.2 për qind – në 86.39 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i një fuçie u rrit me 8.6 për qind – në 79.72 dollarë.

Pas dy javësh rënie, çmimet u rritën ndërsa tregtarët shpresojnë për një rritje të kërkesës kineze, pasi heqja e masave të ashpra kufizuese COVID duhet të nxisë rritje më të shpejtë ekonomike atje.

“Çmimi i një fuçie gjen mbështetje në pritjet se hapja e ekonomisë kineze, pas përfundimit të politikës së tolerancës zero ndaj COVID-it, do të stimulojë një rritje të ndjeshme të kërkesës për naftë këtë vit”, tha Ricardo Evangelista i ActivTrades.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerëson se Kina do të jetë “përgjegjëse” për gjysmën e rritjes së kërkesës globale këtë vit, tha kreu i saj, Fatih Birol.

Për shkak të një rikuperimi të pritshëm të kërkesës, veçanërisht në Kinë, Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë, rriti çmimet e naftës për blerësit aziatikë për herë të parë në gjashtë muaj.

Çmimet u mbështetën edhe nga njoftimi i Rusisë se në mars do të prodhojë “vullnetarisht” më pak naftë, me 500 mijë fuçi në ditë, që është afërsisht pesë për qind e prodhimit të përgjithshëm.

Për të kufizuar të ardhurat ruse që financojnë luftën në Ukrainë, grupi G7 dhe aleatët e tij, duke përfshirë BE-në, i kufizuan çmimet e naftës ruse në 60 fuçi në dhjetor.

Në fillim të shkurtit, ata gjithashtu kufizuan çmimet e derivateve ruse në 45 dollarë për ato më të lira, si karburanti, dhe në 100 dollarë për ato më të shtrenjta, si vajguri dhe nafta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco