Lajm i keq për pronarët e automjeteve, ja sa rritet sigurimi prej 1 gushtit

Lajm i keq për pronarët e automjeteve, ja sa rritet sigurimi prej 1 gushtit

10:48, 22/07/2019

Në tregun e sigurimeve të veturave në Kosovë, aktualisht të licencuara janë në dispozicion 12 kompani të sigurimeve, nga të cilat 10 merren me veprimtarinë e sigurimeve jo-jetë dhe dy kompani me sigurimet e jetës

Por siq mëson "Syri.net Kosova" pronarët e mbi 400 mijë vetura të regjistruara në Kosovë, që nga muaji gusht i këtij viti do të detyrohen të paguajnë kosto shtesë për sigurimin e veturave të tyre.

Sipas burimeve, rritja e çmimit për sigurimin e veturave do të shkojë 30 deri 36 për qind, pasi kështu thuhet të ketë kërkuar Banka Qendrore e Kosovës.

BQK dhe Shoqata e Sigurimeve për “Syri.net Kosova”  nuk e kanë mohuar faktin se çmimet mund të rriten por nuk e kanë konfirmuar se kur mund të ndodh kjo.

“Më lejoni të ju njoftoj se aktualisht nuk ka rritje të çmimeve të sigurimit të automjeteve. Ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, për çdo vendim të ri Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do ta njoftoj publikun”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

“Shoqata e Sigurimeve të Kosovës potencon se çështja e ndryshimit të çmimit të sigurimeve është çështje individuale e secilës kompani të sigurimit”, kanë thënë në SHSK, pa e mohuar iniciativën. “Ndërsa ndryshimi i çmimeve për produktet e sigurimit vullnetar është në diskrecionin e secilit sigurues veç e veç, për të cilat nuk kërkohet aprovimi nga BQK” thuhet në përgjigjen e SHSK.

Kryetari i shoqatës Konsumatori për “Syri.net Kosova:” thotë se para një vendimi të tillë është dashur të kishte informim, marrëveshje, diskutim publik pasi e gjitha ka kosto shtesë për qytetarin.

Sipas tij,  rritja 30 deri 36 përqind  e sigurimeve të automjeteve, do të dalë edhe më e lartë duke marrë parasysh faktin se qytetari konsumator çdo vit po blenë vetura të modeleve më të reja, më të shtrenjta e me “kubikazhë“ më të madhe, që ndikojnë edhe në çmimin e sigurimeve.

“Duhet te kemi parasysh se nuk është i vogël numri i familjeve që kanë më shumë se një automjet në garazhate tyre, se qytetari konsumator nga mërgata e diaspora mban në Kosovë të paktën një veturë për nevojat e familjes gjatë qëndrimeve të pushimeve.”.

Ai shtoi faktin se rrezikshmërinë dhe varfërimin e fondit të sigurimit të automjeteve e rrisin dhe e ngarkojnë veturat e paregjistruara në anën veriore, mjetet e bizneseve në   veçanti automjetet e rënda, automjetet zyrtare  publike, të policisë, ushtrisë, të cilat sipas tij, edhe po e vështirësojnë vendosjen e kartonit të gjelbër.

Sipas Kaçanikut, qytetari konsumator nuk është fajtor për ligshtimin as politizimin e fondit të sigurimit të veturave.

“Nuk është e arsyeshme që barrën e dështimit të institucioneve e të partive politike në zbatimin ose zbatueshmërinë e ligjeve  ta paguaj qytetari konsumato taksapagues.

Për vendimin e BQK-së për rritjen e çmimit të polisave të sigurimit ai mendon se ky veprim nuk është vendim autonom  i pavarur i BQK-së.

“Presioni i Kompanive të sigurimeve dhe i Asociacionit, Byrosë së sigurimeve, në mungesë të zgjidhjes së drejtë, korrekte, juridikoligjore dhe duke mos e dëmtuar qytetarin konsumator taksapagues e ka  prodhuar  ngritjen e çmimeve të sigurimit të automjeteve  por nuk e ka arsyetuar as bazuar ligjërisht.

E di se Fondi i sigurimeve dhe Kompanitë e sigurimeve janë të dëmtuara. Por, shkaktar i dëmeve dhe i varfërimit të Fondit  nuk është  çmimi “ i ulët “ i sigurimeve e nuk është as qytetari konsumator - e sigurues i automjeteve. Është fare e lehtë për të kuptuar se kush, cili është fajtori  autori  i tyre. Obligimet  detyrat  kompetencat autorizimet e papërmbushura, të parealizuar, edhe politizimi dhe korrupsioni i lartë e kanë varfëruar fondin dhe buxhetin e vendit”/

Ai shton se është e pa arsyeshme, anakronike, juridikisht e ligjërisht e pakuptueshme që për fajin e përgjegjësinë e ndokujt tjetër të dënohet e gjobitet qytetari konsumator pronar e sigurues i automjeteve.

“Mendoj se BQK ka marrë sinjal, “ detyrë klase e detyrë shtëpie “ nga Qeveria e cila nuk është e gatshme ti pranojë gabimet e përgjegjësitë dhe vazhdon ta mbajë dorën në xhep të qytetarit konsumator taksapagues. Na mbajnë të paorganizuar, të pabashkuar në asociacionet gjegjëse të pavarura pa të drejtë vote, shprehjeje e deklarimi publik dhe pa të drejtë matjeje e vlerësimi të cilësisë së prodhimeve dhe të performances së shërbimeve. Edhe nga ky rast nënkuptohet se Qeveria duhet të ndërgjegjësohet për rëndësinë, vlerën, potencën dhe gatishmërinë e qytetarit konsumator taksapagues për të qenë partner i shtetit.”

 

Kaçaniku për “Syri.net Kosova” shtoi se pa zgjidhjen e problemeve, pa rregullimin e tregut të sigurimeve dhe të fushave tjera me mundësi implikimi problemesh, as kjo ngritje e çmimeve nuk do ta ndryshojë as përmirësojë gjendjen.

Ndërsa analisti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, për “Syri.net Kosova” thotë se arsyen konkrete të këtij vendimi ne si opinion nuk mund ta dijmë por intuita na shtynë që të kemi dyshime.

“Intuita të shtynë të mendosh dhe gjykosh që duke marr parsysh që kjo qeveri dhe kryeministri në largimkanë hyrë në defiqit qeveritar duke prekur edhe rezervën shtetërore mendoj që BQK, është e detyruar në mënyrë direkte ose indirekte nga kryeminsitri aktual që të marr këtë vendim aq sa arbitrar po aq i ngarkueshëm për jetën e qyterarit.

Sipas tij kryemistri në largim nuk ka pasur sens për politika të mirëfillta ekonomike por vetëm është munduar që përmes xhepit të qytetarëve të sigurojë mbijetimin si qeveri.

 “Menaxhmenti i BQK-së në këtë rast eshtë vetëm ekzekutes, sepse vetëm i zbaton urdhërat delegues nga qeveria por duhet ta kenë të qartë, që kjo do jetë edhe një hap para që qytetarët e Kosovës të marrin rrugën e mërgimit, sepse kjo qeveri po e rëndën edhe më shumë gjendjen ekonomike në vend, duke rënduar jetën e qytetarit përmes taksave dhe tatimeve dhe në këtë rast rritja për 30% deri 36% në çdo polisë sigurimi, do të jetë e papërballueshme për qytetarin.

 

Ndryshe sipas burimeve, thuhet se iniciativa për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, ka ardhur si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco