'Ferronikeli' ka ndërruar pronar, por kush është blerësi i ri i ndërmarrjes gjigande kosovare?

'Ferronikeli' ka ndërruar pronar, por kush është blerësi i ri i ndërmarrjes gjigande kosovare?

17:50, 07/06/2022

Gjigandi “Ferronikel”, ka ndërruar pronarë. Miliarderi turk ka blerë fabrikën që është prodhuesi më i madh i ferronikelit në Evropë, e cila gjendet në komunën e Drenasi. 

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, është blerësi i kompanisë “NewCo Ferronikeli”, e cila gjendet në Drenas.

Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it që zotëroheshin nga grupi BALFIN, janë blerë nga grupi YILDIRIM.

“YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë ‘NewCo Ferronikel’-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatën zyrtare që njofton blerjen e “Ferronikelit”.

“Me këtë rast, dega e grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. 

Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të kromit me kualitet të lartë dhe sektorin minerar”, thuhet më tej në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco