Presidentja e impresionuar me punën në fabrikën e vajit dhe pijeve

Presidentja e impresionuar me punën në fabrikën e vajit dhe pijeve

22:18, 06/04/2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar edhe nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni kanë vizituar kompaninë 'Fluidi Group' e cila prodhon vaj, pije jo alkoolike dhe energjike.

Ata janë pritur e informuar rreth prodhimit nga pronari Berat Mustafa, shkruan Syri.net Kosova.

Vizita kishte karakter informues rreth problemeve të prodhuesit vendor, rritjes së investimeve, prodhimit, eksporteve e punësimit.

Presidentja ka premtuar përkrahje të prodhuesve vendor.

Derisa drejtori Berat Mustafa tregoi se ka vaj të mjaftueshêm pasi kanë siguruar edhe lëndë të parë.

Ai ka shoqëruar presidenten e vendit e kryetarin e komunës në të gjitha repartet e prodhimit në të cilat ka punësuar 118 veta.

Pronari e informoi se pos që  mbulojnë tregun, eksportojnë vajin e pijet joalkoolike e energjike në disa vende.
 
Derisa presidentja është impresionuar nga puna e prodhimi në kompaninë 'Fluidi'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco