Shtrenjtim i pashmangshëm i rrymës, ja sa do të paguajnë kosovarët me tarifat e reja

Shtrenjtim i pashmangshëm i rrymës, ja sa do të paguajnë kosovarët me tarifat e reja

13:37, 17/01/2022

Qytetarët e Kosovës pritet që shumë shpejtë të paguajnë më shtrenjtë për faturat e energjisë elektrike. Kjo pasi që niveli i të hyrave maksimale të lejuara për t’i mbuluar kostot e sistemit, që ndërlidhet me kostot e importit, arrin në 446.7 milionë euro.

Ndërsa, niveli ekzistues i tarifave të energjisë elektrike që paguajnë qytetarët e Kosovës, i cili aplikohet sipas strukturës ekzistuese tarifore, gjeneron vetëm 314 milionë euro.

Mësohet se ky raport që ka përgatitur Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), e cila është në procesin e Shqyrtimit të Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërive.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar që kostot shtesë të mbulohen përmes tarifës së bllokut progresiv.

Sipas të dhënave në këtë raport, propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mbulimin e kostove është për rritje të tarifave prej 9 për qind.

Sipas këtij propozimi të siguruar nga Syri fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritet për 2.29 euro në muaj. Ndërsa, fatura me konsum deri në bllok për 3.06 euro në muaj. Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për 26.98 euro. Ndërkaq, për konsum mujor prej 1000 kWh, me 50.89 euro.

Image

ZRrE-ja ka propozuar që kostot shtesë të mbulohen përmes një strukture tarifore me dy blloqe, të ndara në kufirin 600kwh, pasi që deri në këtë nivel të konsumit mujor konsumatorët mund të furnizohen nga kapacitetet vendore dhe me tarifë mesatare të ngjashme me tarifën ekzistuese.

“Në këtë mënyrë, tarifat për konsumin në bllokun e parë reflektojnë koston mesatare të ofrimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore. Ndërkaq për konsumatorët që konsumojnë mbi 600 kWh duhet të importohet energji, pasi që kjo nuk mund të ofrohet nga kapacitetet vendore. Rrjedhimisht tarifa për këta konsumatorë duhet të reflektojë çmimin e importit për energjinë e konsumuar mbi 600 kWh”, thuhet në raportin e ZRrE-së.

Image

Propozimi i ZRrE-së që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9 për qind për komponenten e energjisë së tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiakë.

“Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 euro/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët. Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritet për 2.29 euro në muaj. Ndërsa, fatura me konsum deri në bllok për 3.06 euro në muaj. Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për 26.98 euro, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me 50.89 euro”, thuhet në raportin e ZRrE-së.

Image

Mbulimi i ndryshimit mes kostove të nevojshme të sistemit dhe atyre që mund të gjenerohen nga tarifat ekzistuese prej 132.7 milionë euro, e cila është diferenca e pambuluar mes kostos së përgjithshme të sistemit prej 446.7 milionë euro dhe gjenerimit të të hyrave prej 314 milionë euro nga niveli ekzistues i tarifave që paguajnë qytetarët e Kosovës, do të nënkuptonte rritje lineare të tarifave në vlerë prej 42 për qind.dej nipat do të ngrejnë shtëpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco