Ahmeti: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike

Ahmeti: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike

16:31, 05/01/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para disa ditësh ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi. Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!”, shkroi Ahmeti.

Kosova pritet që së shpejti të bëhet me një ligj të ri, i cili do të përcaktojë rregullat e përdorimit të kriptovalutave, apo parave digjitale, brenda territorit të saj.

Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të taksimit, projektligji synon edhe të sigurojë pajtueshmëri të industrisë me ligjet vendëse dhe ato ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco