BBC: Kosova godet prodhimin e kriptovalutave, kështu veproi edhe Kina

BBC: Kosova godet prodhimin e kriptovalutave, kështu veproi edhe Kina

16:26, 05/01/2022

Një prej mediave më prestigjioze në botë, BBC ka raportuar për krizën energjetike në Kosovë, derisa kanë theksuar se si autoritetet në vend ndaluan prodhimin e kriptovalutave në mënyrë që të përballen më lehtë me këtë situatë.

BBC e fillon artikullin duke treguar se e gjithë Evropa po përballet me çmime të larta të energjisë, ndërsa Kosova ka nisur edhe reduktimet energjetike.

“Termocentrali më i madh i qymyrit në Ballkan u mbyll muajin e kaluar për shkak të një problem teknik, i cili ka detyruar qeverinë që të importojë energji elektrike me çmime të larta”, thuhet në raportim.

BBC raporton se Kosova është shteti që është goditur më së shumti nga kriza energjetike.

“Ministrja Rizvanolli të martën ndaloi “minierën e kriptove” për të zbutur efektet e krizës globale të energjisë. Minierat e kriptomonedhave mund të përfshijnë qindra kompjuterë të cilëve u nevojitet energji intensive”, thuhet mes tjerash në këtë artikull.

Në këtë raportim, përmendet se Kosova nuk është vendi i vetëm që ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave pasi që një gjë të ngjashme e kanë bërë edhe Kina e Irani, duke goditur këto “miniera”.

Në anën tjetër, në Kosovë, qeveria ka vendosur që të shpallë një gjendje emergjence për 60 ditë, lidhur me situatën e rëndë energjetike.

Reduktimet e energjisë kanë shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët e Kosovës, derisa është kërkuar edhe dorëheqja e ministres Artane Rizvanolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco