Ministrja Hajdari: Kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021

Ministrja Hajdari: Kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021

15:09, 30/12/2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë përmbyllëse të vitit.

Ministrja Hajdari tha se të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020.

Po ashtu sipas saj, viti 2021 ka rritje të eksportit për 62.7%.

“Plani i Ministrisë  dhe Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021 përfshin 6 prioritete strategjike, qe janë përmirësimi i mjedisit i te bërit biznes, zhvillimi i politikave industriale dhe tregtar, promovimi dhe përkrahja e investimeve, dhe përmirësimi i cilësisë. Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës është se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020 apo 79.7% më i lartë se viti 2019. Në bazë të raporti të BQK-së vlera e eksportit janar-gusht 2020 ka qenë 290.1 milionë euro ndërsa vlera e eksportit janar-gusht 471.9 milionë euro, d.m.th. kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021. SHBA dhe Shqipëria janë vendet e para ku Kosova eksporton, dhe Shqipëria është vendi i 5 që importon në Kosovë”, tha Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco