VIDEO/ Miliona euro, lista e 100 tenderave më të shtrenjtë të vitit 2021

VIDEO/ Miliona euro, lista e 100 tenderave më të shtrenjtë të vitit 2021

18:56, 29/12/2021

Publikohet lista e 100 tenderave big të 2021, të finalizuar nga qeveria Rama. Projekti që ka thithur më shumë para nga taksat shqiptare gjatë vitit 2021, është ndërtimi i tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum- Himarë.

Për këtë tender, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë plot 17 miliardë lekë, ku fitues është kompania INTERKA YAP LTD. Firma Salillari rezulton gjithashtu një nga të preferuarat e qeverisë Rama. 100 tenderët big të shpallur këtë vit kanë vlerë total të fondit limit mbi 76 miliardë lekë.

Publikohen 100 tenderat më të shtrenjtë, që qeveria shqiptare i ka dhënë gjatë vitit 2021 privatit për ndërtimin e projekteve publike.

Platforma Open Data Albania ka publikuar listën me 100 kontratat më me të mëdha, ku përveç vlerës monetare të depozituar nga institucionet shqiptare, listohen  dhe indetifikohen tenderat pa garë, fituesit, anulimet, objektin, autoriteti prokurues dhe klientin fitues.

100 tenderët big të shpallur këtë vit kanë vlerë total të fondit limit 76 585 232 788 Lekë (shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë).

Projekti që ka thithur më shumë para nga taksat shqiptare gjatë vitit 2021, është ndërtimi i tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë.

Për këtë tender, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë plot  17 miliardë lekë, ku fitues është kompania INTERKA YAP LTD.

Kompania 4-AM  rezulton se ka përfituar tenderin e dytë më të madh atë për ndërtimin aksit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri Loti 2, ku ka përfituar 2.4 milardë lekë. 

Tenderi i tretë më i shtrenjtë është fituar nga kompania Salillari, me vlerë 2. 3 miliardë lekë, për projektin “Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja - Lumi i Tiranës, Loti 1”.

Në vendin e  tretë si projekti me i shtrenjtë listohet “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja - Bulevardi i Ri, Loti 2”, i cili  ka marrë ka buxheti i vitit 2021, 2. 4 miliardë lekë.

Salillari ndërkohë mesa duket vijon të jetë i preferuari i qeverisë kur vjen puna tek ndërtimi i Unazës së Madhe, pasi ai gllabëroi nga buxheti edhe 313 milionë lekë të reja për segmentin nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

Janë katër tendera që kalojnë vlerën prej mbi 2 miliardë lekësh, shumë prej të cilëve janë afër fondit limit dhe ato janë përfituar konkretisht nga kompanitë INTERKA YAP LTD, Salillari,  firma 4-AM  dhe kompania 2 T.

Në Publikimin e listës me 100 kontratat më të mëdha, listohen edhe 35 prej tyre që janë Procedura pa Garë: Të Kufizuara dhe Me Negocim pa Shpallje.

Bashkia Durrës është autoriteti që kryeson me dy procedura me vlerat më të larta por pa garë të hapur. Por, ajo që bie në sy është që shumica e tenderave të zhvilluara me procedura të kufizuar, thuajse pa garë, janë kryesisht për rindertimin.

Konkretisht miliarda lekë janë dhënë në mungesë të konkurrencës për ‘Rindërtimi i 225 banesave individuale në Bashkinë Kurbin, në kuadër të procesit të rindërtimit’, për ‘Ndërtimi i objektit të Polit të Ri Administrativ, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ndërsa, tenderat për ndërtimin e rrugës Kardhiq - Delvinë loti 4 dhe 6 janë dhënë pa negociim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco