Diaspora ia ‘injekton’ Kosovës një buxhet vjetor miliardësh

Diaspora ia ‘injekton’ Kosovës një buxhet vjetor miliardësh

14:36, 04/10/2021

Remitencat e diasporës deri në muajin gusht të këtij viti, sipas BQK-së kanë mbërritur në 750 milionë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar kur në periudhën janar-gusht ksishte mbi 500 milionë euro remitenca.

Me këtë ritëm, sivjet mund të shënohet një rekord në remitencat e diasporës në Kosovë. Nëse llogarisim edhe ardhjen e mërgimtarëve gjatë verës dhe shpenzimet që bëjnë në vlera qindra milionëshe, si dhe dërgesa e investime të tjera që nuk llogariten nga BQK-ja, i bie që vlera e përgjithshme e parave nga diaspora të jetë dukshëm më e lartë se shifrat zyrtare që jepej nga Banka Qëndrore e Kosovës.

Remitencat, BQK i llogarit vetëm dërgesat në para që vijnë në Kosovë përmes bankave dhe agjencioneve për transfer të mjeteve. Sipas Bankës Botërore, 50% e remitencave vijnë në Kosovë përmes kanaleve jo zyrtare.

Kurse shpenzimet nga ardhja e diasporës nuk hyjnë në remitenca. Ato janë rreth 400 milionë euro ne vit. Si remitenca nuk llogariten as mjetet jo financiare (vetura, aparate telefonike...). Nuk ka një vlerësim gjitheperfshires, por në 2017 nje vlerësim i qeverisë thoshte se të hyrat nga diaspora janë 1.5 miliardë euro në vit. Sipas UNDP, 25% e ekonomive familjare ne Kosove pranojnë remitenca.

Buxheti i Kosovës është pak më shumë se 2 miliardë euro, ndërsa diaspora mbetet një burim i fuqishëm financimi për ekonominë kosovare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco