Rekord diaspore, deri në gusht 750 milionë euro erdhën në Kosovë

Rekord diaspore, deri në gusht 750 milionë euro erdhën në Kosovë

12:11, 04/10/2021

Diaspora vazhdon të jetë burim i rëndësishëm financimi për Kosovën. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje të ndjeshme të dërgesave apo siç njihen ndryshe-remitencave, shkruan Syri.net Kosova.

Aktivisti i shoqërisë civile Agron Demi, publikoi grafikonin me të dhënat më të reja ku shihet dallimi mes këtij viti dhe vitit të kaluar.

“Si duket ky do jetë vit rekord i remitencave nga diaspora në Kosovë:

-janar-gusht 2020: 527 mil.€.

-janar-gusht 2021: 750 mil.€. “, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Agron Demi nga Instituti GAP.

Sivjet, pas një viti të kufizuar të lëvizjes për shkak të pandemisë, kishte një fluks të madh të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë. Por, jo vetëm vizitat u shtuan. Edhe dërgesat e diasporës, shënuan rritje të ndjeshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco