Disa kompani ndërtimi po e shkelin ligjin, vjen 'kërcënimi' i ATK-së

Disa kompani ndërtimi po e shkelin ligjin, vjen 'kërcënimi' i ATK-së

11:51, 04/10/2021

ATK ka identifikuar se disa nga bizneset që zhvillojnë aktivitetin e ndërtimtarisë nuk janë duke mbajtur dokumentacionin sipas Ligjit., shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një njoftimi ATK rikujton se tatimpaguesit e angazhuar në aktivitete të kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt.

Nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të mbahet kontabilitet i ndarë për secilën kontratë brenda projektit. Për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha hyrjet dhe shpenzimet (për njësi matëse, si: shitjet, pagesat paradhëniet, këmbimet, etj.)

ATK do të vazhdojë me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, dhe në identifikimin e rasteve të tilla dhe inkurajon kompanitë që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco