Kosovarët ndjehen më të sigurt nga COVID-19, zhyten thellë në kredi

Kosovarët ndjehen më të sigurt nga COVID-19, zhyten thellë në kredi

21:17, 30/09/2021

Duke marrë parasysh faktin se viti 2020 ka qenë i përcjellur me mbyllje të ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19, qytetarët kishin hezituar që të futën në kredi, ata rritnin depozitat në banka.

Viti 2021 ka nisur mjaftë i frytshëm për bankë në Kosovë, dhe shumë më çliruar në aspektin e sigurisë së buxhetit për kosovarët.

Të dhënat e publikuar në Buletinin Ekonomik nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferve për tremujor Prill- Qershor 2021, tregojnë për një rritje të madhe të kredive, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij Buletini, tremujori i dytë i vitit 2021 u karakterizua me rritje të kredive të reja prej 136 për qind, krahasuar me 2020 T2, apo 23 për qind më shumë se 2019 T2 . Kjo reflekton rritjen më të madhe tek kreditë e korporatave jo-financiare prej 98 për qind krahasuar me një vit më herët, apo 10 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë para pandemisë. Po ashtu, kreditë e ekonomive familjare shënuan rritje prej 205 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe 43 për qind më shumë se në 2019 T2.

Ndërkaq, depozitat e reja në tremujorin e parë të këtij viti, shënuan rritje vjetore prej 6.53 për qind. Kjo rritje ishte e shtyrë kryesisht nga rritja vjetore në depozitat e korporatave jo-financiare prej 3.7 për qind, dhe rritja në depozitat e reja të ekonomive familjare prej 7.6 për qind. Gjithsesi, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, depozitat e reja janë rreth 36 për qind më të ulëta.

Norma efektive e interesit për kreditë e reja për tremujorin e parë të vitit 2021 ishte mesatarisht 6.1 për qind, ndërsa ajo për depozitat e reja ishte mesatarisht 1.5 për qind.

Kreditë jo-performuese gjatë tremujorit të dytë ishin 3.2  për qind të totalit të kredive, duke treguar një përkeqësim nga ecuria e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco