Dogana e Kosovës sekuestron mbi 500 litra pije alkoholike, pas hetimeve disa ditore

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 500 litra pije alkoholike, pas hetimeve disa ditore

21:03, 19/07/2021

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestrojë sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara në rajonin e Perendimit.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë.

Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike.

Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsikuara, respektivisht monedha. Rasti i parave ë falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrejteve sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco