Diaspora e merr seriozisht hapjen e një Banke të re në Kosovë

Diaspora e merr seriozisht hapjen e një Banke të re në Kosovë

14:38, 19/07/2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, më datë 19 korrik 2021 priti në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve për Austri, z. Yll Blakaj, dhe kryetarin e Rrjetit të Bizneseve për Finlandë, Omer Nura.

Guvernatori Mehmeti falënderoi kryetarët e Rrjetit të Bizneseve për Austri dhe Finlandë për interesimin e tyre rreth sistemit financiar të Kosovës dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Republikën e Kosovës, si dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi, shkruan Syri.net Kosova.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe akoma vazhdon ta japë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe për rritje të investimeve nga diaspora.

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku dy përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve shprehën interesimin për fillimin e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë. Guvernatori Mehmeti mirëpriti dhe i inkurajoi për një iniciativë të tillë, si dhe i informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco