Kosova së shpejti mbetet pa Auditor të Përgjithshëm, Besnik Osmanit i mbaron mandati

Kosova së shpejti mbetet pa Auditor të Përgjithshëm, Besnik Osmanit i mbaron mandati

14:30, 19/07/2021

Mandati i kreut të ZAP-it po i vjen fundi. Besnik Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka folur për punën e tij duke shpresuar që sa më shpejt Kuvendi ta emërojë pasuesin e tij në këtë pozitë të rëndësishme, shkruan Syri.net Kosova.

“Angazhimit tim 22 vjeçar në Shërbimin Publik të Kosovës nga të cilat 5 vjet në Ministrinë e Financave, 12 vjet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe së fundmi 5 vjet në Zyrën Kombëtare të Auditimit i ka ardhur fundi. Po pres me padurim, që Kuvendi të ketë sukses dhe emëroj sa më shpejt pasuesin tim.

Sigurisht që ndihem krenar që largohem nga Zyra Kombëtare e Auditimit në kulmin e sukseseve personale e institucionale dhe për këtë dua të falënderoj ish-Presidenten Jahjajga që më dha besimin si kandidat dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që më dha mandatin si Auditor i Përgjithshëm, t’i shërbej vendit në këtë funksion publik të rëndësishëm.”, ka shkruar Osmani

“Uroj që të gjithë atyre që më kanë besuar detyra me përgjegjësi të mos i kem zhgënjyer me angazhimin tim.

Për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët në institucionet publike, partnerët nga shoqëria civile, mediat e akademia si dhe këshilltarët e organizatave ndërkombëtare që punuam së bashku përgjatë viteve u shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë dhe i falënderoj për durimin dhe ndihmën që më kanë dhënë gjatë rrugëtimit tim. Një falënderim special kam për të gjithë ata që mbështeten pakufishëm përpjekjet e mia dhe bashkëpunëtorëve të mi, për qeverisje të mirë, rend dhe ligj. Sigurisht, pa këta të fundit s’do kisha mundur kurrë t’i tejkaloj disa sfida të rënda në përvojën time.”, vijon më tej postimi i Besnik Osmanit.

“Mbes me shpresë që kam dhënë një kontribut modest në themelimin dhe zhvillimin e administratës publike në vend, në mirëqenien e qytetarëve dhe në përparimin e vendit tim. Në të kundërtën, më vjen keq që ju kam zhgënjyer!”, është shprehur më tej kreu i ZAP-it.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco