Rizvanolli: Prej pasluftës rreth 120 milionë euro nga buxheti kanë shkuar në “Trepçë”

Rizvanolli: Prej pasluftës rreth 120 milionë euro nga buxheti kanë shkuar në “Trepçë”

14:51, 18/07/2021

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, deklaroi se “Trepça” ka situatën më të rëndë se të gjitha ndërmarrjet publike, të cilat shumica operojnë me humbje.

Sipas saj, “Trepça” në vend se të paguante divident shtetit në të vërtetë i ka kushtuar buxhetit rreth 120 milionë euro që nga paslufta, ose me një përllogaritje mbi 5 milionë euro në vit.

Ajo tregon edhe një rast kur Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arritur të bëjë auditimin për një njësi në këtë ndërmarrje për shkak të mungesës së dokumenteve që do të konstatonin gjendjen.

“Në Trepçë e kemi një situatë ndër më të rëndat në të gjitha ndërmarrjet publike kisha me thënë. Duke përfshirë këtu edhe nivelin e informatave të cilat Trepça i ka raportuar, madje edhe faktin që herën e fundit kur e ka audituar Zyra Kombëtare e Auditimit ‘Trepçën’ për një njësi nuk ka arritur ta kryejë auditimin për arsye se nuk ka pas dokumente të mjaftueshme që ta konstatojë gjendje. Ky fakt është tejet shqetësues ndër të tjera. Edhe në ‘Trepçë’ e kemi një situatë ku në vend se ‘Trepça’ me gjithë potencialin e saj që e ka të arrijë jo vetëm të operojë dhe të mbajë veten por të ketë edhe devidentë për të paguajë në buxhetin e Kosovës. ‘Trepça’ ka krijuar humbje vazhdimisht, ‘Trepça’ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 50 milionë vetëm gjatë 10 viteve, llogaritet që 120 milionë nga buxheti i Kosovës kanë shkuar në ‘Trepçë’ që prej pasluftës. Është një shifër marramendëse që nuk do të ishte kështu sikurse ‘Trepçën’ ta kishim në gjendje çfarë mund të jetë, në një ndërmarrje të suksesshme”, deklaroi Rizvanolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco